Drejtori i “Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë”, Shaqir Zulbeari, ditën e sotme ka informuar në rrjetet sociale, se ka qenë pjesmarrës në takimin e organizuar nga Fondi Shëndetësor, në qeveri.
Fokusi i takimit sipas tij, ka qenë çështja e buxhetit, pjesa e administratës dhe rritja e shërbimeve publike, e “Shëndetit Publik”, në Tetovë.
POSTIMI I PLOTË, NË FACEBOOK:
“Në cilësinë e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, mora pjesë në takimin e mbajtur në Qeveri, të organizuar nga drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe këshilltarët qeveritarë. Në këtë takim morën pjesë të gjithë drejtorët e qendrave rajonale të shëndetit publik. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me buxhetin, burimet njerëzore dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore, si dhe sfidat që priten gjatë vitit 2026”, ka përfunduar, Zulbeari.









Comments are closed