Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ademi: Shqipja është gjuhë zyrtare dhe duhet të respektohet
Lajmi i Fundit

Ademi: Shqipja është gjuhë zyrtare dhe duhet të respektohet

Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, përmes së cilës do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në lidhje me këtë çështje, një nga organizatorët e protestës, studenti Mevlan Ademi, foli në emisionin “Debat në SHENJA”, duke theksuar se kërkesa e tyre shkon përtej një provimi të vetëm.

Sipas tij, thelbi i reagimit është respektimi i statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Ai nënvizoi se gjuha shqipe nuk duhet të kufizohet apo të pengohet përmes ligjeve dhe akteve administrative.

“Mesazhi jonë kryesor, esenca, baza e kësaj nuk lidhet vetëm me provimin e jurisprudencës. Ajo që duhet të ndodh është të kuptohet njëherë e përgjithmonë, se në rrugëtimin tonë të përbashkët, në këtë vend, në këtë shtet, gjuha shqipe nuk mund të thurret nëpër ligje, nëpër akte. Duhet të dihet që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe duhet të punohet në kalimin e këtyre pengesave e jo siç na ndodhi neve në refuzim. Ne e parë edhe tek refuzimi i z. Filkov, nuk kishte bazë ligjore, sepse nuk lejohet”, deklaroi Ademi. 

Comments are closed

Related Posts