Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Kronika e Zezë
  • Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro
Kosovë

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale; Tregtia e ndaluar dhe Kontrabandimi i mallrave, ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë.

Gjatë kontrollit tek subjekti afarist janë gjetur dhe konfiskuar;

Cigare elektrike – 684 copë,

Duhan i grirë – 1400g.

Cigare PURO – 94 copë.

Shije për cigare elektrike-684 copë

Duhan i grirë-1400 gramë

Ndërsa, gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar;

Cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme-38200 copë

filter për cigare elektrike-36200copë.

Comments are closed

Related Posts