Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zëvendëskryeministri Bekim Sali priti liderët fetarë nga Turqia
Lajmi i Fundit

Zëvendëskryeministri Bekim Sali priti liderët fetarë nga Turqia

Zëvendëskryeministri Bekim Sali priti në ambientet e Qeverisë Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë Shaqir ef. Fetahu, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi forcimin e marrëdhënieve vëllazërore me shtetin e Turqisë, bashkëpunimin ndërfetar dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve fetare dhe shtetërore.

Bekim Sali theksoi rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe vlerave të përbashkëta, duke nënvizuar rolin e dialogut ndërfetar në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Comments are closed

Related Posts