“Sot bashkë me kryetarin Feti Abazi dhe drejtorin Ilir Nurishi. Ishim në terren, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, për fillimin e punimeve, për shtratin e lumit. Që u prit shumë mirë, nga qytetarët e këtij fshati”, ka njoftuar Ndërrmarja Komunale e komunës së Bogovinës, në Facebook.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, edhe njëra nga faqet e këtij fshati.
“Kanë filluar punimet për rregullimin e lumit në fshatin Pallçisht, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Ky intervenim synon përmirësimin e rrjedhës së ujit, parandalimin e përmbytjeve dhe rritjen e sigurisë për shtëpitë dhe tokat bujqësore përreth. Punimet përfshijnë pastrimin e shtratit të lumit, forcimin e brigjeve dhe sistemimin e rrjedhës për të shmangur dëmet që shkaktohen nga reshjet e shumta. Banorët e Pallçishtit e kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke shpresuar se do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme dhe zhvillimin e fshatit. Premtimi fillon te bëhet realitet”, ka shkruar faqja e fshatit, Pallcishti ndër Shekuj, në Facebook.















Comments are closed