Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Aksion i gjerë në rajonin e SPB Tetovë: Sekuestrohen gjashtë automjete
Kronika e Zezë

Aksion i gjerë në rajonin e SPB Tetovë: Sekuestrohen gjashtë automjete

Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”. Të gjithë personat kanë drejtuar mjetet pa fituar të drejtën e drejtimit, gjegjësishtë pa leje drejtimi, me ç’rast mjetet u janë sekuestruar:

Në rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë (ora 12:00 dhe 12:35): Janë privuar nga liria I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikletë me targa të Tetovës.

Në rr. “Iliria” në Tetovë në ora 13:45: Në prani të prindit është privuar nga liria një 15-vjeçar i mitur nga Tetova, i cili drejtonte motoçikletë me targa të Tetovës.
Në lagjen “Çarshia e Epërme” në Tetovë, në ora 00:20: Është privuar nga liria R.I. (26) nga fshati Trebosh, i cili drejtonte automjetin “Porsche” me targa të Tetovës.

Në rr. “Beliçica” në Gostivar në ora 01:15: Është privuar nga liria A.S. (20) nga fshati Debresh, i cili drejtonte automjetin “Range Rover” me targa të Gostivarit.

Në rr. “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar në ora 01:20: Është privuar nga liria A.Sh. (52) nga fshati Çegran, i cili drejtonte automjetin “Audi” me targa të Tetovës.
Të gjithë janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Comments are closed

Related Posts