Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Bardakci: Mësova diçka të re, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër
Lajmi i Fundit

Bardakci: Mësova diçka të re, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër

Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka thënë se fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.

Bardakci u shpreh se turqit nuk kanë miq përveç turqve të tjerë dhe kjo, sipas tij, tashmë u konfirmua. “Mësova diçka të re. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci, transmeton hurriyet.

Comments are closed

Related Posts