Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Pesë ditë mundësi për studentët e RMV-së për të aplikuar për shujta studentore!
Lajmi i Fundit

Pesë ditë mundësi për studentët e RMV-së për të aplikuar për shujta studentore!

Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë pesë ditë mundësi të aplikojnë për shujta studentore. Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e racionit të subvencionuar ndërsa konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej më 1 deri më 5 prill 2026”, raporton Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Aplikimi do të bëhet përmes formës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.

“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike  që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike  dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend”, raporton Ministria.

Comments are closed

Related Posts