Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e ndjek nga Haga!
Kosovë

Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e ndjek nga Haga!

Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” do të ndiqet edhe nga katërshja e UÇK-së në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kenë mundësinë t’i përjetojnë emocionet e forta të 90 minuteshit historik nga ballafaqimi i Dardanëve me rivalin e finales së play-off-it të botërorit 2026.

Kjo ndeshje do të përcjellët nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen të Hagës përmes Televizionit Publik të Kosovës.

Kjo i është konfirmuar KosovaPress-it nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45.

Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.

Comments are closed

Related Posts