Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ndërmarrja Rrugët Shtetërore mohonë spekulimet: Autostrada Shkup–Bllacë vazhdon sipas planit
Lajmi i Fundit

Ndërmarrja Rrugët Shtetërore mohonë spekulimet: Autostrada Shkup–Bllacë vazhdon sipas planit

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore e Maqedonisë së Veriut sot ka mohuar informacione e paraqitura  te disa media vendore, që duke u thirrë në burime anonime kanë raportuar se kanë ndryshuar planet që autostradës e paraparë nga Shkupi në kufirin Bllacë me Kosovën, t’i ndryshohet plani për ta bërë atë “rrugë ekspres”, e jo autostradë.

Në një përgjigje me shkrim për Zhurnal.mk, Këshilltarja për Marrëdhënie me Publikun e ndërmarrjes të rrugëve shtetërore, Zhaklina Veliçkovska, i mohoi pretendimet se ekziston një dokument i këtillë.

“Një dokument me përmbajtje të tillë sipas të cilit ndërtimi i fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë është transformuar në rrugë ekspres nuk ekziston,” u përgjegj ajo ndaj kërkesës së Zhurnal.mk për të siguruar dokumentin e pretenduar për pjesën e mbetur deri tek kufiri Bllacë.

“Në vijim është vlerësimi për përzgjedhjen e një Kontraktori dhe për përzgjedhjen e një Mbikëqyrësi,” shtoi më tutje Veliçkovska në mohimin e saj kategorik.

Comments are closed

Related Posts