Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Fatmir Sabriu përfaqëson Maqedoninë e Veriut në konferencën e nivelit të lartë në Zagreb për të drejtat e fëmijëve
Lajmi i Fundit

Fatmir Sabriu përfaqëson Maqedoninë e Veriut në konferencën e nivelit të lartë në Zagreb për të drejtat e fëmijëve

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Garancinë Evropiane për Fëmijët, e mbajtur në Zagreb.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi publik, Sabriu ka përfaqësuar politikat e Maqedonia e Veriut në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila është organizuar me ftesë të ministrit kroat Alen Ružić dhe drejtoreshës së UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore, Regina De Dominicis.

Në fjalimin e tij, Sabriu theksoi se lufta kundër varfërisë së fëmijëve mbetet prioritet kyç për institucionet në vend, duke nënvizuar angazhimin për:

*sigurimin e shërbimeve cilësore në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale;
* krijimin e mundësive të barabarta për çdo fëmijë;
* garantimin që asnjë fëmijë të mos mbetet pas.

Ai gjithashtu bëri të ditur se, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Garancinë Evropiane për Fëmijët, i emëruar nga Qeveria, janë ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e kësaj agjende, përfshirë edhe krijimin e një grupi punues ndër-sektorial.

Konferenca në Zagreb mblodhi përfaqësues të lartë nga rajoni dhe Evropa, me fokus në avancimin e politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

Comments are closed

Related Posts