Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Tregu i zi: Çmimi i biletës për ndeshjen Kosovë-Turqi shkon deri në 500 euro
Kosovë

Tregu i zi: Çmimi i biletës për ndeshjen Kosovë-Turqi shkon deri në 500 euro

Bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi është malli më i kërkuar në vend, ndaj kjo ka bërë që të rritet çmimi i saj në tregun e zi.

Për një grup prej katër persona duhet paguar deri në 1 mijë e 400 euro.

E kur kërkesa është e madhe blerësit edhe mund të zgjidhen.

Njëri që ka bileta në shitje thotë se ato mund t’i blejnë vetëm shqiptarët.

E një tjetër me të cilin bëri pazar televizioni thotë se e ka çmimin më të arsyeshëm.

Klani kontaktoi edhe një person që kishte vendosur shpalljen për shitje të biletave pa specifikuar tribunën.

Por, me këto çmime në tregun e zi s’po pajtohen qytetarët e Prishtinës, të cilët thonë se këso situata po shfrytëzohen gjithmonë në momente të tilla.

Biletat që dolën në shitje gjatë javës së kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës u shitën brenda një ore, ndonëse nuk ishte e definuar nëse Kosova do ta luante këtë finale.

Një biletë nga jugu e veriu shitej 10 euro, kurse deri në 30 euro në perëndim. Por tani këto janë shumëfishuar, nga momenti kur Kosova siguroi finalen e së martës.

Comments are closed

Related Posts