Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Reagim i ashpër nga opozita shqiptare për mos-lidhjen e Strugës gjegjësisht Qafëthanës me autostradën Kërçovë-Ohër
Lajmi i Fundit

Reagim i ashpër nga opozita shqiptare për mos-lidhjen e Strugës gjegjësisht Qafëthanës me autostradën Kërçovë-Ohër

Reagim i ashpër nga opozita shqiptare për mos-lidhjen e Strugës gjegjësisht Qafëthanës me autostradën Kërçovë-Ohër. Kreu i ASH-së Ziadin Sela thotë se ky është vazhdim i politikave nga e kaluara për të penguar lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Korridori 8 nga Trebenishta dhe deri në Qafthanë në të gjithë këtë trajektore nga Liqeni i Ohrit është më së paku në vijë ajrore larg 1 km. Në qoftë se flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër, ky segment me Liqenin e Ohrit ka vende që nuk është larg në distancë as dhjetëra metra në vijë ajrore. Kështu që është e qartë. Kjo është vazhdimësi e një pilitikbërje të sëmurë, vazhdimësi e një politikbërje që ven kufij dhe që gishtat pastaj ua drejton shqiptarëve që duan kufij. Ashtu siç vendohen kufij ndaj shqiptarëve me të drejtën e shkollimit, ashtu na vizatohen kufij me projektet infrastrukturore”, deklaroi Ziadin Sela, ASH.

BDI-ja e akuzon VLEN-in për tradhti politike, pas heshtjes rreth deklaratave të kryeministrit Mickoski një ditë më parë, rreth këtij segmenti rrugor. Sipas tyre, të përdorësh UNESCO-n si justifikim për ndërprerjen e lidhjeve strategjike, është e papranueshme.

“Vendimi i qeverisë … është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë. UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik. Problemi nuk është teknik. Është politik. Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it. Vlen është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në një projekt që prek drejtpërdrejt lidhjen me Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve, nuk ka pasur as qëndrim, as kundërshtim, as reagim”, thanë nga BDI.

  • Vendimi i qeverisë … është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë.
  • Problemi nuk është teknik. Është politik.
  • Vlen është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Një ditë më parë kryeministri Mickoski e konfirmoi atë që ministri i transportit paralajmëronte prej muajsh. Ai tha se segmenti nga Trebenishta deri në Qafëthanë, që lidh Strugën me autostradën Kërçovë-Ohër, me shumë gjasë nuk do të ndërtohet dhe se kjo varej nga UNESCO për shkak se Liqeni i Ohrit bie në territor të mbrojtur.

Comments are closed

Related Posts