Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Shkup: Gjendet pa jetë 38-vjeçari që rezultonte i zhdukur prej javësh, pranë tij është gjetur një pistoletë
Kronika e Zezë

Shkup: Gjendet pa jetë 38-vjeçari që rezultonte i zhdukur prej javësh, pranë tij është gjetur një pistoletë

MPB njofton se më datë 29.03.2026, në ora 16:47, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur personi me iniciale M.K. (38 vjeç) nga Shkupi.

Sipas informacioneve të para nga policia, pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kompetent.
Viktima ishte denoncuar si i zhdukur që nga data 03.03.2026, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ishte kthyer më. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi) për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.

Comments are closed

Related Posts