Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Mashtrim i paprecedentë në Tetovë: I kërkoi BMW-në hua shokut, e dërgoi fshehurazi për skrap në Sllatinë
Kronika e Zezë

Mashtrim i paprecedentë në Tetovë: I kërkoi BMW-në hua shokut, e dërgoi fshehurazi për skrap në Sllatinë

Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici një mashtrim të pazakontë nga i njohuri i tij me iniciale A.Xh.

Sipas denoncimit, mashtruesi i kishte kërkuar makinën tip “BMW” hua, por më pas e kishte gënjyer pronarin se automjeti kishte pësuar defekt dhe ndodhej te mekaniku.

Pas disa ditësh përpjekje për të rënë në kontakt, pronari është përballur me mekanikun, i cili ka pranuar se makinën e kishte dërguar në një parcelë për automjete të vjetruara në fshatin Sllatinë.

Pronari e ka gjetur mjetin e tij të dëmtuar në këtë parcelë, ku pronari i skrapit i ka thënë se e kishte blerë mjetin direkt nga mekaniku. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti tronditës.

Comments are closed

Related Posts