Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • RMV: Gjendet trupi i pajetë i një burri me plagë nga arma e zjarrit
Kronika e Zezë

RMV: Gjendet trupi i pajetë i një burri me plagë nga arma e zjarrit

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të Vinicës, ku u gjet trupi i pajetë i një mashkulli me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

​Nga veprimet e ndërmarra deri në këtë moment, personi është identifikuar si rojtar gjuetie, i cili ishte pjesë e një grupi për gjueti komerciale.

​Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, po kryhen bastisje dhe ekspertiza përkatëse të gjurmëve në vendngjarje.

​Për nevojat e hetimit janë ndaluar tre shtetas të huaj dhe një shtetas maqedonas, të cilët ishin pjesë e grupit të gjuetisë komerciale. Policia po heton nëse ndonjë prej tyre ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të shtënat që shkaktuan vdekjen e rojtarit.

Comments are closed

Related Posts