Mbrëmë, Ministria e Jashtme e Iranit dënoi sulmet ajrore ndaj dy prej universiteteve kryesore të vendit.
Sot, Garda Revolucionare ka paralajmëruar se nuk do të pranojë sulme ndaj institucioneve të vendit – dhe do t’i konsiderojë universitetet izraelite dhe degët e universiteteve amerikane në rajon “objektiva legjitime”.
Grupi citohet në median shtetërore të ketë thënë: “Nëse qeveria amerikane dëshiron që universitetet e saj në rajon të kursehen, ajo duhet të dënojë bombardimin e universiteteve [iraniane] deri në orën 12:00 të hënën, më 30 mars, në një deklaratë zyrtare.”
Ata gjithashtu kërkojnë që SHBA-të ta ndalojnë Izraelin nga sulmi ndaj universiteteve dhe qendrave kërkimore iraniane, të cilat janë sulmuar ditët e fundit.Kjo është hera e parë që Irani ka kërcënuar të sulmojë universitetet izraelite dhe amerikane.















Comments are closed