Pas zhvillimeve të fundit që tronditën opinionin publik, djali i mjekut të dyshuar ka reaguar publikisht me një thirrje për përmbajtje dhe respektim të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Ja përkthimi i plotë i reagimit të tij:
“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira për familjen time, ndjej nevojën të shpreh publikisht mbështetjen timë të plotë për babain tim, i cili me vite të tëra e ka ushtruar profesionin e mjekut me ndërgjegje, ndershmëri dhe sakrificë.
Mjerisht, në vend të mirëkuptimit dhe dinjitetit, jemi dëshmitarë të një linçimi mediatik që është gjëja e fundit e nevojshme pikërisht tani, kur po kalojmë nëpër një situatë serioze dhe të ndjeshme. Me këtë rast, po anashkalohen padrejtësisht qindra njerëz të cilët ai i ka ndihmuar, kujdesi që u ka ofruar dhe jetët që ka shpëtuar.
Banorët e Bervenicës, Tetovës, por edhe qytetarët anembanë Maqedonisë e dinë shumë mirë se kush është Zharko – jo vetëm si doktor, por edhe si njeri”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.















Comments are closed