Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Kandiq e sqaroi se të burgosurit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, Gashi reagon: Në lista shkruan se ishin ushtarë
Kosovë

Kandiq e sqaroi se të burgosurit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, Gashi reagon: Në lista shkruan se ishin ushtarë

Natasha Kandiq në reagimin e saj të sotëm ka sqaruar se të burgosuit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, pavarësisht faktit se satatusi i tyre kur ishina rrestuar kishte qenë “ushtar”. Kandiq ka sqaruar se në momentin e vrasjes ata s’ishin luftëtarë.

“Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e
ekspozitës. Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të
UÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të
privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas
Konventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është i
rëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet,
por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes”, thuhet në reagimin e organizatës së Kandiq.

Pavarësisht kësaj, Shkëlzen Gashi, ka reaguar duke thënë se në listat e Fondit për të Drejtën Humanitare ata figurojnë si ushtarë dhe e ka shtuar edhe fjalën “armatosur”

Në ekspozitën e cila ishte vendosur në sheshin e Prishtinës, thuhet se disa prej personave të vrarë figurojnë si “persona të armatosur”, gjë që nuk figuron fare në faqen e Fondit për të Drejtën Humanitare. Në listën e kësaj organizate tek statusi i disa prej tyre shkruan vetëm “ushtarë”.

“Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë.

Comments are closed

Related Posts