Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusia, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të marrin kontrollin mbi gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik, të cilët u dëmtuan nga shpërthime të pashpjeguara në shtator të vitit 2022.
Shpërthimet, që ndodhën më shumë se tre vite më parë, ndikuan ndjeshëm në tranzitin e gazit rus drejt Evropës dhe ulën furnizimin me energji në kontinent, megjithëse Rusia e kishte kufizuar ndjeshëm eksportin edhe para kësaj.
Si Rusia ashtu edhe vendet perëndimore e kanë cilësuar incidentin si akt sabotimi. Hetuesit prej vitesh po përpiqen të zbulojnë se kush qëndron pas sulmeve, ndërsa vitin e kaluar një shtetas ukrainas u arrestua në Italia nën dyshimin se ka koordinuar operacionin.
Lavrov shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të dominojnë tregjet globale të energjisë.
“Shtetet e Bashkuara tani po thonë gjithashtu se duan të marrin kontrollin mbi gazsjellësit ‘Nord Stream’,” deklaroi ai.















Comments are closed