Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: Asfaltohen rruga 153 dhe krahu i rrugës 154 në Drenovec
Lajmi i Fundit

Kasami: Asfaltohen rruga 153 dhe krahu i rrugës 154 në Drenovec

Kryetari i Tetovë, Bilall Kasami, ka njoftuar për realizimin e një projekti të ri infrastrukturor në lagjen Drenovec, ku është bërë asfaltimi i rrugës 153 dhe i krahut të rrugës 154.

Sipas tij, pas shumë vitesh pritjeje dhe premtimesh të pambajtura nga udhëheqësitë e mëparshme, ky projekt tashmë është kthyer në realitet, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.

Kasami theksoi se Drenoveci meriton kushte më të mira dhe investime konkrete, e jo vetëm premtime, duke shtuar se realizimi i këtij projekti është dëshmi e angazhimit për zhvillim të barabartë në çdo pjesë të qytetit.

Ai nënvizoi se puna në terren do të vazhdojë me projekte të tjera, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Comments are closed

Related Posts