Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Drejtori Shaqir Zulbeari, kontrakton INTERCERT, për ngritjen e sistemit menaxherial të cilësisë, në Qendrën e Shëndetit Publik
Lajmi i Fundit

Drejtori Shaqir Zulbeari, kontrakton INTERCERT, për ngritjen e sistemit menaxherial të cilësisë, në Qendrën e Shëndetit Publik

Jemi krenarë të informojmë se që nga viti 2008, Qendra e Shëndetit Publik Tetovë ka ndërtuar dhe përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit të kualitetit në përputhje me ISO 9001″, ka shpërndarë njoftimin e “Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë” në Facebook, drejtori i saj, Shaqir Zulbeari.

Tutje, në postim janë potencuar arsyet dhe detajet e kontraktimit të kompanisë INTERCERT, e cila do realizojë dhe monitorojë menaxhimin e cilësisë, në këtë institucion shtetëror dhe shëndetësor, në përputhje me standardin global IS0 9001:2015.

Si pjesë e angazhimit tonë për kualitet dhe përmirësim të vazhdueshëm, kemi vendosur bashkëpunim me organin certifikues INTERCERT nga Shkupi, duke vazhduar kështu vazhdimësinë në certifikimin dhe zbatimin me sukses të IS0 9001:2015

Ky hap është një tjetër konfirmim i angazhimit tonë për të siguruar standarde të larta në punën dhe shërbimet që ofrojmë. Certifikata është një njohje e angazhimit dhe profesionalizmit të të gjithë punonjësve, por edhe një kujtesë se procesi i përmirësimit është i vazhdueshëm”, mbaron njoftimi, nga ISHP – Tetovë.

Comments are closed

Related Posts