Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • 5 Maji – Ish-ushtarët e UÇK-së nderojnë dëshmorët në Komunën e Tearcës
Lajmi i Fundit

5 Maji – Ish-ushtarët e UÇK-së nderojnë dëshmorët në Komunën e Tearcës

Në shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, ish ushtarët e UÇK-së kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar të rënët për liri në Komunën e Tearcës.

Në këtë ditë përkujtimore, ata kanë kujtuar me respekt dhe mirënjohje dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit çlirimtare në Maqedoninë e Veriut, si dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën përgjatë më shumë se një shekulli në përballje me okupatorët serbo-sllavë.

“Ndonëse ndjejmë dhimbje për humbjen e bashkëluftëtarëve tanë, njëkohësisht ndjejmë edhe krenari për luftën e drejtë dhe të lavdishme që u zhvillua,” u shprehën ish ushtarët gjatë homazheve.

Aktivitete përkujtimore dhe vendosje kurorash me lule janë zhvilluar në disa vendbanime të komunës, përfshirë Nerashtin, Jazhincën, Tearcën, Sllatinën dhe Neproshtenin, ku familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë nderime pranë varrezave të dëshmorëve.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri, duke e cilësuar 5 Majin si një ditë reflektimi dhe bashkimi kombëtar.

Comments are closed

Related Posts