Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • 18 mijë punonjës të arsimit fillor, ngelen pa pagat e janarit. Paralajmërojnë grevë
Lajmi i Fundit

18 mijë punonjës të arsimit fillor, ngelen pa pagat e janarit. Paralajmërojnë grevë

Rreth 18 mijë punonjës në shkollat fillore ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar. Nga sindikata më e madhe reprezentative e arsimit (SASHK) e konfirmojnë vonesën, por thonë se kanë marrë sigurime se kjo ka ndodhur për shkaqe objektive.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, deklaroi se Ministria e Arsimit i ka dorëzuar listat me kohë, por vonesat janë krijuar në Ministrinë e Financave, nga ku janë premtuar se pagesat do të lëshohen gjatë ditës së sotme.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka njoftuar shkurt se urdhërpagesat janë në proces përpunimi dhe do të realizohen përmes Thesarit. Mirëpo, Sindikata e Pavarur e Arsimit ka reaguar ashpër ndaj kësaj papërgjegjësie, duke theksuar se ky problem po përsëritet shpesh. Kryetari i kësaj sindikate, Tomisllav Gievski, paralajmëroi se do të fillojnë grevë nëse vazhdon kjo praktikë e shkeljes së të drejtave të punëtorëve. Në sektorin e arsimit janë të punësuar gjithsej rreth 30 mijë persona.

Comments are closed

Related Posts